Erisa Fero, zyrtarja e AKSHI-t nën hierarkinë e drejtoreshës Mirlinda Karcanaj duket se ishte një “vajzë gangstere” me plot kuptimin e fjalës.

Ajo postonte foto me puro në profilin e saj në Instagram dhe vizionte qendra qitjeje ku shtinte me armë shënjestrën. Fero ka publikuar dhe një video ku e kishte qëlluar shënjestrën me armë tek numri 9, më i afërti në shenjë pas 10-tës.
28-vjeçarja, me pozicion shefe kompjuterike në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSHI) u arrestua në Qafë-Thanë teksa trafikonte me makinë 58 kg kanabis për në Maqedoninë e Veriut së bashku me dy persona të tjerë.

Zyrtarja e Kacanajt pjesë e një grupi trafikantësh droge nga Shkodra, ka qenë duke drejtuar mjetin. Në mjet së bashku me të ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja.

F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç u shpallën në kërkim pasi arritën të largohen me shpejtësi para se policia të ndërhynte.