Sekuestrohen mjete piroteknike në Tetovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.12.2022, 12:03

Me datë 28.12.2022 në ora 12:30 në sheshin e qytetit në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë ndaluar Sh.Z.(50) nga Tetova pasi i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 560 copë mjete të ndryshme piroteknike.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës sipas nenit 69 paragrafi 1 i Ligjit për mbrojtjen nga lëndët plasëse, thuhet në njoftimin e MPB-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit