Një peshkaqen i madh me peshë 150 kg është kapur nga rrjetat e peshkatarëve në ujërat e Sarandës e definitivisht jo nga SPAK që nuk po fut dot në rrjetë as cironka. Bisha e detit ka surprizuar peshkatarët të cilët kanë publikuar pamjet në rrjetet sociale.
Është ngjarje e rrallë që në ujërat shqiptare të kapen peshkaqenë, pasi sikundër në vendet e tjera europiane nuk janë shënuar ndonjëherë incidente në sezonin veror.
Çfarë i jep bukuri udhëtimeve me varka kryesisht në ujërat e jugut janë shoqërimet e shpeshta që i bëjnë tufat me delfinë vizitorëve.