Qytetarja i vdiq në zyrë, Eriselda e Lushnjes kërkon therjen e një pule të zezë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.12.2022, 11:44

Një 60-vjeçare ka humbur jetën ditën e djeshme në Bashkinë e Lushnjes. 60-vjeçarja, Shpresa Cani nga nga fshati Fiershegan kishte shkuar në Bashhki të pyeste pse i kishin hequr ndihmën ekonomike.

Pas një takimi dhe debati të ashpër me punonjësit e zyrës së ndihmës sociale, 60-vjeçarja është takuar me kryebashkiaken Eriselda Sefa. Por menjëherë pas këtij takimi, 60-vjeçarja është ndjerë keq dhe ka humbur jetën.

Kryebashkiakja Eriselda Sefa për të prishur "magjinë" e fatkeqësvive në këtë bashki ka kërkuar therjen e një pule të zezë urgjentisht.

Pas publikimit të lajmit në media ka reaguar edhe policia e cila ka dyshime se 60-vjeçarja ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit