VIDEO/ “Tërbohet” Guardiola, shqelmon shishen dhe godet pjesëtarin e stafit të Leeds

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.12.2022, 11:25

Manchester City i Pep Guardiolas mundi të fitojë dje me shifrat 1-3 në transfertën ndaj Leeds United në një ndeshje të cilën miqtë e dominuan thuajse gjatë gjithë kohës.

I pari shënoi Rodri e më pas dopieta e Haaland pas asisteve të Grealish vulosi fitoren e kampionëve në fuqi, duke zhvlerësuar golin e shënuar nga Struijk për Leeds.

Trajneri i të kaltërve, Pep Guardiola, nuk është asnjëherë i kënaqur. Në një moment kur skuadra e tij po i drejtohej fitores pasi shifrat ishin 3-1 ai nervozohet në një situatë dhe krijon një incident.

Katalanasi shqelmon në shishe uji, që godet një pjesëtarët e stafit të Leeds. Reagimi i trajnerit është epik. Ai vë duart në kokë dhe vrapon t’i kërkojë falje. Fatmirësisht çdo gjë kaloi pa pasoja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit