Helmohen me ujin e pirë në lokal 3 persona në Shkodër, nënë e bir nisen për Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.12.2022, 11:11

Tre persona janë helmuar në Shkodër pasi kanë pirë ujë në një lokal. Mësohet se një 41-vjeçare me iniciale A.Z dhe djali i saj 14-vjeçar me iniciale A.Z, banues në Malësi të Madhe janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore bashkë me kamarierin shtetasin me iniciale M.M 30-vjeç.

41-vjeçarja dhe djali i saj i mitur janë transportuar për Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë Shkodër

Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i konsumuar në një lokal, në Shkodër. Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit