Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se një 58-vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë në ambientet e Bashkisë.
Në media raportohet se 58-vjeçarja e identifikuar si Shpresa Cani, kishte shkuar në zyrat e Bashkisë për të pyetur përse i ishte hequr ndihma ekonomike familjes së saj. Pasi ka shkuar në zyrën e informacionit, ajo i është drejtuar zyrës së ndihmës sociale.
Pas një debati të ashpër me punonjësit e kësaj zyre, 58-vjeçarja është nxjerrë jashtë me forcë. Pas kësaj Shpresa Cani ka kërkuar takim edhe me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa. Sapo ka kryer takkimin me kryetaren ajo është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.