Po transportonte 58 kg kanabis me makinë, kapet në Qafë-Thanë zyrtarja e AKSHI-t Erisa Fero

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.12.2022, 10:25

Tre persona janë arrestuar së fundmi në Qafë-Thanë, Pogradec pasi po trafikonin 58 kilogramë kanabis në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Mes tre të arrestuarve është edhe 28-vjeçarja Erisa Fero, shefe kompjuterike në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSHI)

Punonjësja e AKSHI-t është pjesë e grupit që trafikonte kanabis nga zona e Shkodrës. Sipas "OraNews" në këtë grup krimnal janë të përfshirë edhe persona nga Fushë-Kruja dhe Korça.

Operacioni i nisur një vit më parë është finalizuar mëngjesin e sotëm në zonën e Qafë-Thanës. Në momentin që policia ka ndërhyrë, Erisa Fero ka qenë duke drejtuar automjetin ku në bagazh ndodheshin 58 kg kanabis. Në makinë së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja.

Ndërkohë që dy persona të tjerë me iniciale F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç u shpallën në kërkim pasi arritën të largohen me shpejtësi para se policia të ndërhynte.

Ky grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike kishte si qëllim shkëmbimin e drogës në zonën e Qafë Thanës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit