Policia e Udines, Itali ka rënë në gjurmë dhe ka arrestuar 7 persona të cilët duhet të vuajnë dënimin për drogë, dhunë seksuale, grabitje dhe pastrim parash.
Sipas mediave italiane këta 7 persona janë dënuar nga Prokuroria Publike e Triestes, Milanos dhe Genovas por pas marrjes së dënimeve janë arratisur.
Të arratisurit e identifikuar janë të moshës 24 deri në 66 vjeç: mes tyre janë dy shtetas italianë, dy shqiptarë, një kolumbian, një maroken dhe një pakistanez. Dënimet për anëtarët e bandës variojnë nga 3 deri në 6 vjet burgim.