Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj të ri që zgjeron kompetencat e qeverisë ruse për të ndëshkuar qytetarët që përhapin propagandë LGBT. Ligji i ri i Presidentit rus në mënyrë efektive nxjerr jashtë ligjit çdo shprehje të mënyrës së jetesës ose sjelljes LGBT në një hapësirë publike.
Legjislacioni tashmë ka hyrë në fuqi, pasi muzeu i vetëm LGBT u detyrua të mbyllet mes frikës së ndjekjes penale. Ky muze synonte të nxirrte në pah figurat historike LGBTQ+ përmes veprave të artit dhe objekteve të tilla si skulptura dhe libra, si një portret i kompozitorit të njohur rus Pyotr Tchaikovsky, për të cilin historianët pajtohen gjerësisht se ishte homoseksual.
Por në Rusi çdo gjë që mund të konsiderohet si një përpjekje për të promovuar akte homoseksuale në publik, në internet, në filma, libra ose në reklama sjell gjoba. Ligji parashikon gjoba deri në 400,000 rubla (6,350 dollarë) për individët dhe deri në 5 milion rubla (80,000 dollarë) për kompanitë dhe organizatat e tjera.
Ky ligj i ndalon fëmijët të ekspozohen ndaj çdo stili jetese apo seksualiteti që bie ndesh me 'vlerat tradicionale'.