Futbollisti shqiptar vdes pas aksidentit në kufirin Kosovë-Serbi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.12.2022, 00:28

Ka vdekur në moshën 24-vjeçare Shendrit Ameti. Ai vdiq më 26 dhjetor në një aksident trafiku në kufirin Kosovë-Serbi.

Ameti kishte ardhur për pushime, teksa në veturë kanë qenë edhe nëna dhe vëllai i tij kur një kamion ka goditur mjetin.

Të dy janë ende në rrezik për jetë. Personi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ameti ishte pjesë e ekipit të katërt të TSV 1860 Munich.

“Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhej ndër tjera në reagimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit