Policia greke ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar në Selanikun lindor.
Ai ishte kthyer në makth për të moshuarit në zonën e Selanikut, të cilët i grabiste.
I riu grabiste jashtë kishave dhe tregjeve në zonën e Harilaou dhe Kato Toumpa.
Policia pas një hetimi metodik arritën që të identifikonin një person, i cili është përfshirë në grabitje të shumta ndaj të moshuarave.
26-vjeçari akuzohet për 29 grabitje në rrugë.
Mësohet se nga qershori 2020, ka grabitur gratë e moshuara që ktheheshin nga kisha apo dhe nga tregjet, ndërsa i sulmonte ato në rrugë ku nuk kishte shumë lëvizje.