Çfarë po ndodh në Durrës? Banorët për JOQ: U mbytëm, qyteti mban era gaz e naftë!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.12.2022, 22:42

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur disa ankesa të qytetarëve durrsakë. Një banore e zonës bregdetare denoncon në JOQ ndotjen e qytetit nga gazi e nafta. Duke shtruar pyetjen se çfarë po ndodh, qytetarja shkruan se po mbyten nga era e rëndë e naftës dhe gazit.

Qytetarja:

Pershendetje! Ca po ndodh ne Durres? Gjithe qyteti era nafte e gaz, u mbytem

Gjithashtu një qytetare tjetër ankohet për aromën e keqe të naftës e gazit në zonën e ish-kënetës. Për JOQ, banorja shkruan se prej orës 8 të darkës, kundërmon erë e rëndë, teksa kërkon të informohet nga instancat përkatëse se çfarë po ndodh.

Një tjetër banore:
Pershendetje JOQ, jam banore ne qytetin e Durresit me sakte ne zonen e ish kenetes ,dhe qe prej ores 8 te darkes na mbyti era e naftes. Nuk po kuptojme se nga vjen kjo ere por mendojme se duhet te kete ndodhur dicka dhe duhet te informohemi se kush e di ca po ndodh , faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit