Pas dokumentarit të shumëpërfolur “Harry dhe Meghan” që shpërtheu si rrufe në qiell të pastër për Buckingham, prova të reja kanë dalë në dritë dhe sërish fytyra e Meghan Markle është në qendër të komenteve.
Camilla Parker Boëles, e cila ishte molla e sherrit në jetën e mbretit Charles, përpara se të prishte martesën e tij me priceshë Dianën, duket se kishte menduar t'i jepte fund martesës së djalit të burrit të saj, pasi Meghan Markle nuk ishte "duke i mbushur syrin asaj".
Sipas burimeve pranë pallatit, Camilla i ka shpallur luftë Meghan Markle dhe madje ka përdorur bashkëshortin e saj, mbretin Charles, për ta ndaluar atë që të bëhet anëtare mbretërore e familjes mbretërore.

Burimi thotë se Camilla ishte e bindur se Meghan nuk ishte e përshtatshme për të hyrë në Buckingham, një fakt që u konfirmua me kalimin e kohës. Camilla tha në mënyrë specifike se Meghan ishte e papërshtatshme për të marrë detyrat mbretërore
“Nëse Camilla do të ishte mbretëreshë në atë kohë, ajo kurrë nuk do ta kishte lejuar këtë bashkim”, tha një burim nga pallati.
Camilla thuhet se ka inkurajuar burrin e saj, mbretin aktual, të përballet me djalin e tij më të vogël Princ Harry dhe të përpiqet ta largojë atë nga martesa me ish-aktoren e Suits. Bazuar në të njëjtat informacione, Charles bëri ashtu siç e këshilloi Camilla Parker dhe gjithçka që arriti të bënte ishte të ndahej nga çifti.
"Ata patën një përballje tronditëse dhe Harry e humbi atë", tha dikush që përjetoi ngjarjet në Buckingham, ndërsa shtoi: “Harry u ngrit përballë babait të tij dhe kërkoi që familja mbretërore të pranonte marrëdhënien e tij me Markle, ndërsa dasma e ardhshme e të dyve erdhi për të hedhur më tej benzinë në zjarr në marrëdhëniet e tyre me pallatin”.