Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.12.2022, 19:40
Avokati Altin Goxhaj ka bërë një postim pak minuta më parë në të cilin thuhet se Bashkia Tiranë ka pikturuar një travestit në një nga godinat e “Qytetit Studenti” në Tiranë.
Sipas avokatit të njohur, Bashkia e Veliajt ka pikturuar travestitin në “comingout”, pra duke u shfaqur publikisht si i tillë.
Avokati shprehet se ka një Axhendë indoktrinomi LGBQ që përparon çdo ditë.
Në vijim postimi i tij:
Bashkia e Veliajt ka pikturuar këtë travestit në "comingout" në një nga godinat e Qyteti Studenti! Dhe ju dyshoni që nuk ka një Axhendë indoktrinimi LGBQ që përparon çdo ditë! Unë jam 52 vjeç! Të isha 22 vjeç do hypja te tarraca e godinës me një pompë bojatisje me bojë të zezë dhe do i jepja një dorë të dytë...
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR