Serbët po presin mesazh nga Vuçiqi për barrikadat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.12.2022, 19:31

Në barrikadën e vendosur në Rudarë, serbët po presin ardhjen e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe të tjerëve që të kthehen nga takimi që kishin më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton “Blic.rs”, transmeton Insajderi.

Nga takimi që kishte mbajtur Vuçiqi me përfaqësuesit e Listës Serbe, u tha që t’i largojnë barrikadat pas lënies në arrest shtëpiak të ish-policit serb Dejan Pantiq dhe lirimit të Nikolla Nedeljkoviq, i riu i arrestuar në Gazimestan.

Vuçiq ka thënë se ka kërkuar që serbët të tërhiqen nga barrikadat dhe ka shtuar se kanë marrë garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja se kërkesat e serbëve do të pranohen.

Që 19 ditë barrikadat kanë bllokuar lirinë e lëvizës në veri të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit