Altin Goxhaj: A ja vlenin targat për ç’ka po ndodh?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.12.2022, 19:14
Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajtur më sot 28 dhjetor, Kurti foli për barrikadat e ngritura në veriun e banuar me shumicë serbe, duke argumentuar se ato po cenojnë integritetin territorial të Kosovës. Lidhur me këtë ka reaguar avokati, Altin Goxhaj. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Faceebok, Goxhaj ngre pyetjen nëse çështja e targave ja vlen duke marrë parasysh tensionet e krijuar në Veri të Kosovës, ndërsa këtë pyetje ia shtron Albin Kurtit. Ndër të tjera Goxhaj shkruan se sot më shumë se kurrë, integriteti territorial i Kosovës është më i rrezikuar që prej shpalljes së Pavarësisë dhe kjo sepse sipas avokatit ka një Kryeministër të Soros i cili prodhoi në vendin dhe kohën e duhur për Serbinë pretekstin që i duhej Serbëve për të shpërbërë brenda disa muajve gjithë arritjet e mundimshme 23 vjeçare për ta zgjidhur "problemin serb" (shpikje e diplomacisë serbe dhe antishqiptare) brenda integritetit dhe legjitimitetit territorial kosovar.

Nga Altin Goxhaj

Kur ka qenë integriteti territorial i Kosovës më i rrezikuar prej shpalljes së Pavarësisë? Sot apo jo?! Po pse?!

Natyrisht tani, sepse ka një Kryeministër të Soros i cili prodhoi në vendin dhe kohën e duhur për Serbinë pretekstin që i duhej Serbëve për të shpërbërë brenda disa muajve gjithë arrtitjet e mundimshme 23 vjeçare për ta zgjidhur "problemin serb" (shpikje e diplomacisë serbe dhe antishqiptare) brenda integritetit dhe legjitimitetit territorial kosovar!

Serbët kanë vetëm një shans për të fituar luftën që humbën në 1999! Shansi është kohor! Për aq sa zgjat lufta në Ukrainë! Dhe kjo do duhej të detyronte Kosovën që për aq sa zgjat kjo luftë, të mos lejonte asnjë pretekst që i duhej serbëve! Por po ndodh e kundërta!

Përderisa Mafia Soros e humbi shansin e copëtimit të kufijve "me paqe" në kohën e Trump, tani po ia jep Serbisë sipas premtimit duke i dhënë një qeveri kosovare e cila duhet ti jepte Serbisë çdo konçension për konflikt dhe përplasje!

Ajo që kishte detyrë të bënte Albini Kosovës për llogari të Beogradit dhe Soros, ishte të bindëte ndërkombëtarët se nuk ka zgjidhje të problemit të "minoritetit serb" brenda integritetit territorial të Kosovës përderisa kaluan 23 vjet investim gjigand dhe në fund fare rezultoi një vrimë në ujë dhe u kthyem në kohën e 1999 kur forcat franceze krijuan enklavat serbe në Kosovë!!!

U shpërbë çdo gjë! Përfaqësimi politik dhe shtetëror, integrimi social dhe ekonomik, bashkëjetesa, dhe mbi të gjitha integriteti territorial!

Preteksti më absurd: Domosdoshmëria e Qeverisë për të zgjidhur pikërisht tani çështjen e targave!!!

A thua kishte ndonjëfarë rëndësie madhore për ekzistencën e shtetit të Kosovës kjo puna e targave?!

S'mbeti ndërkombëtar dhe parti në Kosovë pa i kërkuar Albinit ta shtynte këtë çështje periferike për më vonë sepse qartas ishte dhuratë pretekstesh për Serbinë!

Nga një anë kemi një Milosheviç të llojit të ri me emrin Vuçiç i cili luante në perfeksion "rolin e viktimës së sjellshme dhe të trishtuar për fatin e vëllezërve të tij viktima të intolerancës dhe represionit të Albinit" (mësim nga pësimet e Milosheviçit) dhe nga ana tjetër kemi një Albin të Soros që luante rolin e arrogantit (me ndërkombëtarët dhe forcat e tjera politike) të gatshëm për çdo përplasje dhe konflikt për të transferuar problemin (e shpikur bashkë me zgjidhjen e tij) nga Beogradi në Prishtinë: "Fajin e kanë shqiptarët që tregojnë se nuk janë të gatshëm për bashkëjetesë".

Teatri i "nacionalistit komunist" Kurti daton me kohën e konferencave të shtypit në burgjet serbe dhe vazhdon në 2002 me financimet e Soros me krijimin e K.A.N., e që më pas u kthye në Lëvizja Vetëvendosje si OJF e më pas si Parti (modeli Soros) duke përdorur "nacionializmin" si kartë fituese për të prodhuar në 2021 një Zelensk të ri ballkanik i cili do të prodhonte gjithë shkaqet e nevojshme për copëtimin e Kosovës me përplasje dhe konflikt pas dështimit të variantit sorosian me paqe dhe marëveshje!

Kurrë mos harroni se të njëjtat media, gazetarë dhe OJF të Soros që promovonin Veliajn, janë të njëjtët surretër që kishin direktiva të qarta prej 2 dekadash të promovonin 24 orë Albinin.. Çudi apo jo?! Fondacioni i "Shoqërisë së Hapur" që promovonte 23 orë në 20 vjet çdo ditë "nacionalistin" Kurti..

Mospranimi i Kurtit të Ballkanit të Hapur apo Jugosllavisë së Re të ramës dhe Vuçiç nuk ka lidhje me trimërinë apo interesin e Kosovës por thjesht me pengesën që do kishin serbët për të pasur pretekstet e duhura të konfliktit! Ndaj dhe Mafia Soros ka lënë Ramën të kujdeset për Ballkanin e Hapur dhe Kurtin të kujdeset për pretekstet që i duhen serbëve për të marrë një pjesë të Kosovës!!!

Sot Kosova ka humbur gjithshka në raport me integrimin e serbëve në shtetin e ri të Kosovës, gjithka kishte fituar që nga çlirimi i Kosovës!

Tani mbetet të humbë territorin për shkak të diplomacisë ndërkombëtare të lodhur me "shqiptarët e pandreqshëm" dhe viti 2023 mund të kurorëzohet me boshnjakëzimin de facto të Kosovës!

Ndërkohë adhuruesit e Albinit brenda dhe jashtë Kosovës nuk duan ta kuptojnë se kanë futur Kalin e Trojës në muret e Kosovës, porinatin e kanë me mua që vazhdoj të them atë që kam thënë gjthm për Albinin e Soros që deshi të copëtojë Kosovën me paqe dhe tani e vetmja rrugë është ajo me konflikt..

NDAJ PYETJA QË I SHMANGEN ALBINISTËT:

"A JA VLENIN TARGAT PËR Ç'KA PO NDODH?!"

është pyetja që demonton gjithë retorikën nacionaliste të Albinit dhe VV pasi politika matet me rezultate konkrete dhe jo fjalime!!!

P.s.

Kam që në vitin 2004 që e konsideroj Albinin një diversant të ngeshëm që do të krijojë kushtet e duhura në kohën dhe vendin e duhur me njerëzit që duhen që Serbia të rifitojë atë që humbi në 1999!!! Dhe e vetmja rrugë ishte "nacionalizmi i skajshëm". Ndaj dhe serbët e lançuan me konferenca shtypi në burgjet që shokët e qelive të Albinit i sharronin me mitraloz dhe i varrosnin me makina frigoriferë që i hidhnin në Danub!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit