Nis firmosja e peticionit/ Pas policëve, edhe mjekët pa shpërblim për fundvit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 28.12.2022, 18:48

Policët e burgjeve dhe ata të shtetit ishin të parët që denoncuan për JOQ mungesën e shpërblimeve për fundvit. Qeveria nuk u ofroi asnjë bonus për festa, duke u mohuar një atmosferë më të gëzuar në familje. Këtë herë janë edhe mjekët nëpër qendra shëndetësore, të cilët janë të revoltuar, pasi nuk marrin shpërblimin e fundvitit.

Shpërblimi në disa qendra është dhënë ndërsa në në disa të tjera ende jo. Bëhet fjalë për një shpërblim afro 15 mijë lekë të reja i cili sigurohet 5% nga buxheti vjetor dhe 20 % nga të ardhurat dytësore. Por një urdhër i kryeministrit për mos përdorimin e fondeve të veçanta për shpërblimin e punonjësve i ka penalizuar ata.

Së fundmi mjekët janë detyruar ta kërkojnë këtë të drejtë nëpërmjet një peticioni. Gjatë kohës së pandemisë, mjekët ishin pjesë e propagandës së qeverisë duke u cilësuar si heronjë, luftëtarë dhe shpëtimtarët e virusit. Por si duket "shërbimi" i tyre ndaj qeverisë përfundoi dhe për ta nuk pyet më njeri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit