Përdhunimi i 15-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Ja çfarë postonte në TikTok i riu që u arratis drejt Shqipërisë (FOTOT)

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 28.12.2022, 18:38

Përdhunimi në grup i një 15-vjeçari shqiptar në Greqi ka mobilizuar policinë e shtetit fqinj për arrestimin e fajtorëve.

Por një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka pasur idenë që të rinjtë të regjistrojnë përdhunimet e tyre me celular raportohet se është arratisur nga Greqia dhe është nisur për në Shqipëri.

Më herët 17-vjeçari shqiptar nuk ka ngurruar të ngarkojë video në TikTok, duke mbajtur shkop gome, fytyrën mbuluar me kapuç dhe doreza dhe thikë në dorë.

Po ashtu një tjetër i mitur i akuzuar se ka bashkëpunuar në këtë rast ka treguar cigaret me kanabis në rrjetet sociale, si dhe një pako me para, me prerje kartmonedhash 100 dhe 50 euro.

Gjatë kontrollit në celularët e të akuzuarve policia ka gjetur foto me armë dhe drogë, ndërsa theksohet se autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që aktiviteti kriminal i bandës të ketë pasur edhe motiv fansat, që çuan në torturimin dhe abuzimin e 15-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit