Delina Ibrahimaj më e qeshur se kurrë: Bastet hapen brenda 3-mujorit të parë të 2023

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 28.12.2022, 18:32

Qeveria ka vendosur të rrënojë ekonomikisht shqiptaët duke rihapur bastet duke nisur nga vitit 2023. Pasi u kreua dhe mori merita për mbylljen e lojrave të fatit, qeveria do të jetë sërish promovuese e bixhozit. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka dal e qeshur në deklaratën e sotme për media duke dhënë detaje për hapjen e basteve online.

Mendohet se hapja zyrtare do të ndodh brenda 3-mujorit të parë të vitit 2023, me miratim në Parlamentsi ligj. Buzagas, ministrja njoftoi se nga ky vendim pritet që në arkën e shtetit të keë më shumë të ardhura.

“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit në ligjin për bastet sportive. Kemi qëllim lejimin e basteve sportive online. Jemi në proces të finalizimit gjatë vitit të ardhshëm do të fillojmë procedurat e miratimit ë të ligjit. Brenda 3-mujorit të parë të 2023, ky ligj pritet të miratohet në Parlament” – tha ministrja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit