Është vënë në pranga në kufirin mes Italisë dhe Zvicrës një shtetas shqiptar.
Mësohet se shqiptari u shpall fajtor për trafik të qenieve njerëzore dhe u dënua me 10 vjet e 7 muaj burg.
Ngjarja ka ndodhur më datë 23 dhjetor, teksa ai do të duhet të paguajë edhe një gjobë rreth 31 mijë euro ndaj autoriteteve italiane.
Shqiptari do ta vuajë dënimin në burgun e Milanos, teksa më parë ishte dënuar dhe nga Gjykata e Apelit të Bolonjës në nëntor të vitit 2008.