Kim Kardashian është akuzuar për fotoshopimin e familjes së saj, në foton festive që ka publikuar në vigjilje të Krishtlindjes.
42 vjeçarja postoi në Instagram një galeri fotosh me motrat e saj dhe nënën Ktis Jenner, por fansat vunë re një sërë shtrembërimesh që lanë të kuptohet se fotot ishin edituar.
Në komente ndjekësit e akuzonin yllin për modifikimin e imazheve, ndërsa një pretendonte se dukej sikur fotot e ndryshme të Kim dhe motrave të saj ishin prerë së bashku për të krijuar iluzionin e një fotografie në grup.
Disa fansa vunë re gjithashtu se vendosja e këmbëve të Kendall dha iluzionin se fotografia ishte edituar.
