I ftohti polar që ka përfshirë SHBA ngriu pjesërisht edhe ujëvarën e Niagarës, duke lënë pas pamje tejet mbresëlënëse.
Ujëvara e ngrirë u formua ndërsa moti i keq goditi verilindjen e Amerikës gjatë fundjavës, duke sjellë temperatura të ngrira dhe një stuhi vdekjeprurëse në Buffalo, Neë York, rreth 25 milje në jug të Ujëvarës së Niagarës.
Por ndërsa disa pjesë të ujëvarës ishin ngrirë, ajo pothuajse kurrë nuk ngrin plotësisht për shkak të vëllimit të madh të ujit që rrjedh. Çdo sekondë mbi ujëvarën e Niagarës rrjedh 3160 tonë ujë.
Në fakt, një ngrirje totale është pothuajse e pamundur, sipas faqes së turizmit të Niagara Falls USA.
Niagara Falls partly freezes as temperature dips in UShttps://t.co/q61IhULH0I
📽: Lokman Vural Elibol pic.twitter.com/0caMHHuzT1
— Anadolu Images (@anadoluimages) December 28, 2022