Përfundon estrada?!/ Bashkohet PD-ja, Xhelal Mziu “pajton” Berishën dhe grupin e Bashës

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 28.12.2022, 17:14

Rreth 37 deputetë të Partisë Demokratike janë ulur në një tryezë dreke me rastin e festave të fundvitit. Prej më shumë se një viti, partia opozitare më e madhe në vend, ka nisur një konflikt brenda vetes për zgjedhjen e kryetarit. Këto debate, kanë bërë që vëmendja politike të anashkalojë hallet e shqiptarëve dhe të përqendrohet tek vula, logoja apo selija e PD-së.

Deputetët e opozitës kanë qenë të ndarë në Palament duke mos çuar dot përpara një projektligj apo duke mos rrëzuar dot një projektligj të propozuar nga socialistët. Mirëpo demokratët janë bërë bashkë për të festuar festat e fundvitit. Deputetët janë fotografuar teksa ngrenë gotat për të bërë dolli në një restorant.

Të pranishëm kanë qenë Berisha dhe grupi i tij si dhe nga ana tjetër deputetët "pro Bashës", si Tabaku, Gazmend Bardhi, Sajmir Koreshi etj. Sebepi i kësaj tryeze është bërë Xhelal Mziu, i cili u ka çuar ftesë për të festuar të gjithë deputetëve.

Mungesa e dukshme ishte prania e Enkelejd Alibeaj, si kryetari i komanduar i PD-së. Duket se estrada e sherrit të opozitës ka përfunduar, ose së paku kanë ulur "shpatat" për të pirë një goë verë me rastin e festave të fundvitit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit