Lionel Messi shkroi historinë në Katar dhe dashuria për të manifestohet në çdo mënyrë. Me fitimin e trofeut, superylli argjentinas u bë, me marrëveshje të përbashkët, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Nderimet ndaj tij janë të pafundme dhe Universiteti i Katarit ka vendosur ta bëjë dhomën ku ai rrinte muze.
Argjentinasi dhe ekipi i tij përgjatë botërorit qëndruan në Universitetin e Katarit, ku u krijuan kushtet për t'i bërë të gjithë të ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Siç u bë e ditur, dhoma e Messit do të shndërrohet së shpejti në një muze të vogël, ku të gjithë do të kujtojnë se futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave ka jetuar atje në suksesin më të madh të karrierës së tij.