Banori i Big Brother Vip Kosova, Arkimed Lushaj apo siç njihet më së shumti Stresi ka zbuluar se ish-gruaja e tij vuan nga sëmundje e keqe.
Ai tha se Kejsi, të cilën ka tre vite pa e parë ka dy tumore në gji.
“7 vjet në shtëpi më ka mbajtur, me halle me probleme, me të ngrënë e me të pirë. Ish-bashkëshortja ka dy tumore në gji, prandaj unë flas këtu se më ka mbetur peng në shpirt. Nesër mundet me ndërru jetë çika dhe se kam parë ka tre vjet”, tha Stresi.