Shqiptarët diskriminohen më shumë nga grekët, mirëpriten nga italianët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.12.2022, 15:28

Shqiptarët ndihen më të diskriminuar nga populli grek! Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, se cili nga popujt europianë është më diskriminues me emigrantët shqiptarë, 66.5% e tyre janë shprehur se janë grekët.

Me një diferencë të konsiderueshme nga grekët, lista vijon me anglezët me 13.3%, francezët me 7.3%, gjermanët me 4%, italianët me 3.5%, holandezët 1.3%, nordikët 1.2%, austriakët 1.1%, zviceranët 0.8%, belgët 0.6% dhe spanjollët 0.5%.

Ndërkohë, kur i pyesim cilët janë popujt më mikpritës ndaj shqiptarëve, vendin e parë e zënë italianët me 38.7%, pasuar nga gjermanët me 33.6%, grekët me 8.4%, anglezët me 5.1%, zviceranët 1.7%, francezët me 1.4%, belgët e spanjollët me 0.6%, holandezët 0.5% dhe nordikët 0.4%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit