Qeveria ndryshon koncesionin e bamirësisë, ia heq Hajdarit ia vë Ibrahimit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.12.2022, 17:24

“Koncesioni i bamirësit” është nofka që mund t’i vëmë koncesionit që i ka dhënë kryeministri Rama Arbër Hajdarit, të birit të ish-prokurorit Shkëlqim Hajdari për 1€.

Por duket se këtij roli i është ndryshuar “koncesionari” dhe kryeministri ia ka besuar Delinës protagonistin për fundvit. Ministrja Ibrahimaj ka pozuar me fëmijët e pacensuruar me dhurata në duar, pjesë e propagandës së festave në faqen në Facebook të kryeministrit.

43 mijë metra katrorë për 1€ i janë dhënë bamirësit për të zgjeruar OJF-në e tij, që përfshin një restorant me vlerë mbi 300.000€, sallë pritje superlluksoze dhe zyrat të denja për një sheik.

Ai është i zënë duke përmbushur publikisht misionin e dhënë nga qeveria në BBV, monitorimin 24h të kamerave me qëllim ndalimin e seksit jashtë martese, sipas fesë Islame, e derisa misioni i tij i shenjtë të përfundojë Ibrahimi do i zërë vendin Hajdarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit