Mbyllja e kufirit në Merdarë, fluks automjetesh te Dheu i Bardhë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.12.2022, 15:03

Fluks automjetesh është parë të mërkurën në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pas mbylljes së tri pikave tjera kufitare me Serbinë – Jarinjë, Bërnjak dhe Merdare.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë publikoi pamje të fluksit të automjeteve në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë.

Pikëkalimet kufitare në Merdare, Jarinjë dhe Bërnjak, aktualisht janë të mbyllura për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët në veri të Kosovës, si dhe barrikadës së vendosur në territorin e Serbisë, rreth dy kilometra nga Merdarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit