Mickoski kërkon zgjedhje pas Ramazanit: Ka kaos në LSDM, BDI dhe Alternativë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.12.2022, 14:38

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në brifingun e sotëm me gazetarët tha se koha më e mirë për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ishte periudha nga 14-21 maj.

Mickoski thotë se deri në fund të prillit do të përfundonin festat e mëdha fetare, siç janë Pashkët dhe Ramazani-Bajrami, ndërsa shprehet i bindur se do të ketë zgjedhje pasi sipas ti ka kaos brenda koalicionit qeverisës.

“Besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse ka kaos, jo vetëm mes partive politike, por edhe brenda koalicionit qeverisës, e kam fjalën për LSDM-në, BDI-në dhe Alternativën, dhe se kaosi në koalicionin qeverisës ndikon keq në funksionimin e shtetit”, tha mes tjerash Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit