Gjykata e la në burg, Gert Shehu kërkon të ikë në shtëpi: Jam djalë i vetëm, kam ilaçe për të pirë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.12.2022, 13:13

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 31-vjeçarin Gert Shehu, i cili goditi Sali Berishën në protestën e Opozitës. Seanca e sotme u zhvillua pas kërkesës së avokatëve të 31-vjeçarit për ndryshimin e masës me arsyetimin se ka nevojë për shtrim në spital psiakitrik.

Edhe gjatë seancës gjyqësore, Gert Shehu u ka kërkuar gjyqtarëve që ta lënë të lirë pasi i duhet të kthehet në shtëpi se është djalë i vetëm dhe duhet të pijë ilaçet.

Pavarësisht pretendimeve dhe kërkesave, gjykata la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 31-vjeçarin.

Kujtojmë se Gert Shehu goditi Sali Berishën me grusht më 6 dhjetor në protestën që opozita po zhvillonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Si pasojë, Berisha mbeti i gjakosur në pjesën e hundës dhe poshtë syrit. Shehu më pas u neutralizua dhe u dhunua nga truprojat e Berishës dhe protestuesit, para se të dorëzohej në polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit