Kurti kundër vendimit për Pantiqin: Cili prokuror e kërkoi e cili gjyqtar e aprovoi?!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.12.2022, 13:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dërgimin në arrest shtëpiak të të dyshuarit për terrorizëm, Dejan Pantiq, arrestimi i të cilit nxiti barrikadat në veri.

Në një konferencë për media, Kurti është treguar shumë i ashpër duke shprehur habinë se si ai u dërgua në arrest shtëpiak, duke qenë se ka akuza për terrorizëm.

Ai madje tha se është kurreshtar ta di se cili është ai prokuror dhe ai gjyqtar që kanë marrë këtë vendim.

“Unë nuk e di këtë çështjen gjyqësore, procedurale të atij që është i pandehur dhe mbahet në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar.

Ai e ka statusin e të paraburgosurit por njëkohësisht është i pandehur për terrorizëm. Ishte grevë në të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, a është e arsyeshme e vendos gjyqësori, por kur kemi akuzë për terrorizëm, të dërgohesh në arrest shtëpiak, unë jam shumë kurreshtar ta di se cili është ai prokuror që bën këtë kërkesë, dhe cili është ai gjyqtar që e aprovon”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit