Mashtronte qytetarët e Korçës dhe u merrte para, arrestohet ish-drejtoresha e Veliajt

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.12.2022, 12:00

Ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Viola Sterjo është arrestuar nën akuzën për mashtrim. Sipas policisë, dyshohet se 39-vjeçarja ka mashtruar disa persona në qytetin e Korçës duke i marrë para në këmbim të ndikimit në autoritetet shtetërore për marrjen e fondeve shtetërore në favor të këtyre shtetasve.

Gjithsesi, gjithçka është zbuluar tashmë dhe ajo duhet të përballet me organet e drejtësisë. Ngjarja ka ndodhur në periudhën mars-nëntor 2020, kur dyshohet se ajo ka përfituar shuma të konsiderueshme parash.

NJOFTIMI I POLICISË – Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases V. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit