ALARM në PS! AKU bllokon mbi 500 kg mish të sufllaqeve të patronazhistëve në një Fast-Food

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.12.2022, 12:02

ARTIKULL SATIRIK

Alarm në PS pasi AKU ka gjetur subjektin e radhës që nuk i ka paguar gjobën, për ta bërë shembull mediatik.

Bëhet fjalë për një operacion të quajtur “shkatërrimi i sufllaqes” për patronazhistët socialistë, gjë që nuk është pritur mirë nga kryeministri Edi Rama.

Thuhet se ky i fundit ka angazhuar vetë ministren Krifca të ndëshkojë Jeta Dedën e AKU-së për këtë show me pasoja humbje racioni që po i shkakton patronazhistëve të pangopur socialistë.

566 kg gjiro për sufllaqe me vlerë 5 milion lekë janë bllokuar nga AKU pasi përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Sipas zërave brenda partisë, thuhet se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është më i panikosuri nga kjo situatë pasi është para zgjedhjeve vendore. Pritet që mungesa e sufllaqes me ketchup mavi të sjellë kaos në radhët e patronazhistëve pasi për t’i dhënë votën Veliajt do kërkojnë dopio-pite.

NJOFTIMI

“Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno-sanitare.

Si rrjedhojë nga ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500’000 lekë, si dhe u bllokua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.”

*Sqarim: Ky artikull ka si synim përcjelljen e realitetit me nota humori e satire tek populli, duke respektuar të drejtat, dëshirat e liritë politike e ushqimore të palëve të treta*

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit