Alarmoi për bombat e rrejshme në Dellçevë, kapet personi nga Tetova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.12.2022, 11:05

Me datën 27.12.2022, Departamenti për Luftën kundër Terrorizmit, Ekstremizmit dhe Radikalizmit pranë Departamentit për Luftën e Krimit të Organizuar, deri në Prokurorinë Themelore Publike për Prokurorinë e Organizuar ka dorëzuar kallëzim penal kundër S.Gj.(63) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer vepër penale për “terrorizëm”.

“Më datë 17.12.2022, nga celulari i tij, i kallzuari S.Gj. ka telefonuar në policinë e Dellçevës, ku është prezantuar rrejshëm dhe ka raportuar se ka vendosur bomba në disa lokacione të qytetit.

Policia kanë inspektuar objektet e paraqitura dhe nuk janë gjetur sende të dyshimta.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më datë 22.12.2022 S.Gj. është arrestuar dhe me të është bërë intervistë zyrtare në Stacionin Policor në Tetovë, pas së cilës i janë konfiskuar telefoni dhe dy karta telefoni SIM.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit