Pavarësisht dëmeve që duhani i sjell trupit të njeriut, të shumtë janë ata që zgjedhin ta konsumojnë në çdo moment të ditës apo natës.
Edhe mjekët nuk bëjnë përjashtim nga kjo kategori njerëzish që vendosin të pijnë cigare kudo ku ndodhen. E kur themi kudo, përfshihet edhe vendi i punës, spitali.
Në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur disa imazhe që tregojnë se sa të kujdesshëm e të përgjegjshëm janë mjekët në spitalin e Shkodrës. Në imazhet e mëposhtme mund të shihni se si mjekët kanë vendosur cigaren mbi skanerin e punës.
Duke parë cigaren mbi skaner, pacientët duhet ta kenë vetë parasysh llojin e shërbimit dhe kujdesit që do të marrin nga këta mjekë...