Njësia K9 në Aeroportin e Prishtinës, mbyllet përkohësisht

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.12.2022, 10:48

Pas alarmit për mjet shpërthyes, aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht.

Ndërkohë, njësia K9 e deminimit në Policinë Kosovës ka arritur në Aeroport.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Pas këtij alarmi, për shkaqe sigurie aeroporti është mbyllur.

“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim”, njofton Policia.

Ndërkaq zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara pak më parë ka bërë të ditur se personeli dhe udhëtarët janë evakuuar në mënyrë të sigurtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit