Reagon për JOQ, shoferi që përplasi Kejvina: Iku se ishte e dehur, Range-in e kishte me qira!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.12.2022, 10:52

Kejvina Kthella rrëfeu në BBV një rast aksidenti me Range Rover ku përplasi një familjeje që po shkonte në spital. Modelja deklaroi më pas publikisht se ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte nisur për Vlorë.

Ajo e rrëfeu ngjarjen me nota humori në ekran, ndërkohë që për JOQ ka ardhur edhe reagimi i kryefamiljarit që ajo përplasi. Ai thotë se ajo u largua nga vendngjarja pasi ishte e dehur dhe kishte frikë t’i nënshtrohej testit të alkoolit e ndër të tjera se makinën tip Range Rover e kishte marrë me qira.

Ngjarja ka ndodhur më 26 Prill rreth orës 18.00 në hyrje të rrethrrotullimit të Selites. Ku drrjtuese e mjetit Range Rover të zi me targë AB 271BY ishte modelja Kthjella.

”Mir qe fajtore ishte ajo. Por kishte nje sjellje te jashtezakonshme arrogante dhe me e bukura ishte se u lagua nga vendi aksidentit. Nuk denjoj te priste policine. Keto vipa po prodhon televizjoni. Shiten shume shtrejt ne instagram dhe ekran por qe realisht jane njerez pa edukate dhe pa etike komunikimi”,-shkruan i aksidentuari K.V.

Për më shumë, në momentin që ndodhi aksidenti, i aksidentuari në një bashkë-bisedim me JOQ shtoi se ajo është shpallur “Alert” sepse iku nga vendi i ngjarjes. Në atë kohë JOQ Albania kreu verifikimet e nevojshme me Policinë e Shtetit por përgjigja ishte se jo vetëm që aksidenti nuk ishte regjistruar në atë zonë, por modelja nuk ishte e shpallur në kërkim.

REAGIMI I TË AKSIDENTUARIT PAS DEKLARATËS SË MODELES NË BBV

”Ndihem me te vertete i indinjuar nga deklaratat e vipes me te madhe ne vend Kejvina Kthelles. Me paturpesin me te madhe pervec se perdor gjuhe tallese ndaj qytetareve qe ka aksidentuar por e tregon te gjith ngjarjen me nje delir madheshtie sikur ka bere nje veprim qe eshte per tu vleresuar.

Une jam qytetari qe me ka aksidentuar. E nderuara Kthella pervecese arrogante ne komunikim ka bere dhe nje sjellje komplet te papergjegjshme ne vendin e aksidentit. E gjithe menyra sesi e tregon ngjarjen tregon shume per te si njeri.

Dhe dua ti them kejvines qe makinen e kishe te mare me qira, mos e shit veten per dicka qe nuk je. Dhe se fundmi i them Kthelles mos ta prargjykoje librin nga kopertina, nuk e di me cfare niveli njerzish ke te besh. PS: makinen e kam dy here me te madhe se ajo qe kishe marre ti e dashur me qira!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit