Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, evakuohen me shpejtësi pasagjerët dhe personeli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.12.2022, 10:37

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht pas alarmeve për bombë.

Zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara ka deklaruar për mediat se paraditen e sotme kanë marrë kërcënime për bombë brenda në aeroport. Të gjithë pasagjerët që ndodheshin në aeroport dhe personeli janë evakuuar.

Ende nuk dihet se nga kush ka ardhur alarmi dhe kërcënimi për bombë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit