Modelja Kejvina Kthella ka rrëfyer në BBV momentin kur aksidentoi një familje me mjetin e saj Range Rover. Ajo tregon para kamerave duke qeshur se si aksidenton një familje që ishin nisur për spital e më pas ikën nga vendngjarja.
Modelja e shoqëron rrëfimin me nota humori teksa banorët e tjerë qeshin. Ndër të tjera përqesh të aksidentuarit duke e shoqëruar rrëfimin me mimika e shprehi bezdisëse. Ajo thotë se ishte me dy shoqe në mjet dhe po ecte me shpejtësi për qejf pasi nuk kishte asnjë punë.
”Isha në makinë me dy shoqe të miat. T’u bo si Schumaker, s’kisha asnjë punë, kot. Isha te dalja e Farkës, ishte një makinë e vogël, po e imja është shumë e madhe e mori “bup”! U bëra n’kohë që të frenoja dhe u bie këtyre. Këta të shkretët ishin nis dhe për spital. Ky burri ishte shumë i mirë, kjo grujanktij si kto femrat mo. E di që kam bërë gabim i thashë, kërkoj falje, pres të vijë policia blë-blë-blë 10 minuta, gjysëm ore, kjo gruja e ktij po më acaronte s’po e duroja më. Pau makinës për Vlorë”,-shpjegon ajo.