Mendoi se ishte hajdut, banori ekzekuton me armë hidraulikun e pallatit të tij

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.12.2022, 09:54

Një punonjës i mirëmbajtjes së bashkisë së Teksasit ka mbetur i vrarë në krye të detyrës për shkak të një ngatërrese trashanike të njërit prej banorëve të një kompleksi, i cili jetonte prej kohësh në atë zonë, për të cilën viktima kujdesej.

Cesar Montelongo, 53 vjeç është vrarë me armë zjarri, teksa kontrollonte tubat e kompleksit Clayton Point në Alouette Drive në Grand Prairie. Dyshohet se autori ka shtënë në drejtim të viktimës pasi e ka ngatërruar me një hajdut.

Më 24 dhjetor 2022, rreth orës 18:00, oficerët e policisë së Grand Prairie iu përgjigjën raportimeve për të shtëna në kompleksin e apartamenteve. Kur mbërritën, ata gjetën Montelongon të shtrirë në ballkonin e një banese me një plagë arme zjarri.

Menjëherë pas kësaj, ai u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Policia raporton se viktima po kontrollonte ballkonet për tubacione të ngrira dhe të prishura, pasi disa tuba kishin shpërthyer për shkak të bllokimit.

Dyshohet se banori, pasi ka parë që Montelongo ka dashur të depërtojë në shtëpinë e tij, ka rrëmbyer armën dhe e ka qëlluar për vdekje nga dritare e shtëpisë. Raportohet se banori ka qëndruar në vendngjarje dhe po bashkëpunon me policinë.

Pra, autori nuk është arrestuar ende dhe është vënë në dispozicion për gjykim. Për momentin nuk është ndërmarrë asnjë hap ligjor kundër tij, por çështja do t’i referohet një jurie të madhe ligjore për shqyrtim. Montelongo la pas gruan dhe pesë djemtë e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit