Arrihet marrëveshja, dy shtete perëndimore do të njohin patentë shoferët e Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.12.2022, 09:20

Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut do t’i njohin patentë-shoferët e Kosovës, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë arritur me Qeverinë e Kosovës.

Dy marrëveshjet pritet të marrin rrugë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të shqyrtohen dy nismat.

“Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, është pika e 16-të e rendit të ditës.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të qeverisë do të shqyrtohet edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Kosovës dhe këtyre dy shteteve mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit dhe Pasagjerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit