Dy të mitur të tjerë të akuzuar për përdhunimin e një 15-vjeçari shqiptar në Greqi u dërguan dje në burg. Deri më tani, pesë nga tetë anëtarët e bandës janë arrestuar dhe lënë në paraburgim, ndërsa i gjashti është liruar pasi është nën moshën 15-vjeçare.
Në orët në vijim pritet që për të miturin e paraqitur vullnetarisht në Polici të lëshohet një urdhër-arresti, ndërsa rezulton i zhdukur i fundit nga nxënësit që 15-vjeçari emëroi si përdhunues të tij. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka pasur idenë që të rinjtë të regjistrojnë përdhunimet e tyre me celular. 17-vjeçari shqiptar dyshohet se është arratisur nga Greqia dhe është nisur për në Shqipëri.
Autoritetet greke po shqyrtojnë edhe rolin e katër vajzave që thuhet se janë përfshirë në përdhurim. Në të njëjtën kohë, autoritetet pasi kanë analizuar dy videot që kanë në duar, po hetojnë skenarin e mosmarrëveshjeve mes nxënësve si shkak për përdhunimin.