Një javë më parë në Nea Smyrni, Greqi u vranë dy shtetasit shqiptarë, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja.
Së fundmi mediat greke kanë publikuar pamje të reja të autorit dhe bashkëpunëtorit të tij pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Në pamjet e mëposhtme mund të shihen lëvizjet e autorit, pak para se ai të hynte në kafenenë në sheshin e Nea Smyrni dhe të qëllonte gjakftohtësisht dy shqiptarët. Autori dhe bashkëpunëtori i tij ndalojnë 200 metra larg kafenesë ku ishin ulur dy viktimat. Kur motori ndalon, njeriu me të zeza(autori) zbret dhe niset drejt kafenesë në shesh.
Brenda dy minutash ai mbërriti në kafene dhe qëlloi dy shqiptarët. Më pas doli me vrap nga lokali duke lënë pas dy të vdekur dhe një grua të plagosur. Bashkëpunëtori i autorit e priste me motorin ndezur.
Vrasja e dyfishtë ndodhi në një kafene në sheshin e Nea Smyrni mbrëmjen e së dielës (18.12.2022) pak pas përfundimit të finales së Kupës së Botës 2022. Objektivi i sulmit mafioz ishte 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme brenda në lokal. Ndërkohë që Armando Organja ndërroi jetë pak më pas, kur ekipet e shpëtimit e futën në ambulancë dhe e dërguan në spital.
Autoritetet po kërkojnë informacione dhe prova për të hetuar kartelet e drogës së shqiptarëve.