Pika kufitare e Merdarës që lidh Serbinë me Kosovën është mbyllur pasi një grup serbësh kanë bllokuar rrugën duke vendosur barrikada.
Një grup prej rreth njëzet personave, kanë bllokuar këtë pikëkalim në territorin e Serbisë, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Mitrovica e Veriut. Në mediat vendase raportohet se emigrantët që ishin nisur drejt Kosovës u detyruan të ktheheshin nga pika kufitare në Merdarë pasi janë sulmuar dhe ofenduar nga serbët që qëndruan në barrikada.
Vlen të thuhet se kjo është pika kufitare më e përdorur nga shqiptarët e Kosovës dhe gjatë natës ka patur edhe thirrje e paralajmërime për devijimin e rrugës për të shmangur përplasjet.
While EU’s @MiroslavLajcak and other diplomatic big shots seemingly continue to enjoy their year-end holiday, Serb hooligans just set up another barricade on the road to the busiest border crossing in Merdare.
A first-class show of ineptitude by Brussels. pic.twitter.com/doXcqKDFfD
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) December 27, 2022