Shkrumbohet lokali në zonën e “Brrylit”, flakët djegin gjithçka

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.12.2022, 00:00

Një lokal në zonën e Brrylit në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Zjarri ka qenë i përmasve të mëdha, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit