Gruaja që vdiq në Dragash u rrah për vdekje me mjete të forta nga kunata

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.12.2022, 22:56

Gruaja që humbi jetën dyshohet se u vra mizorisht nga kunata e saj në Dragash.

67-vjeçarja Sahime Domuzet u rrah për vdekje me mjete të forta nga gruaja e vëllait të saj. Kjo e fundit e ka pranuar se e ka bërë veprën.

Mësohet se e dyshuara e ka pranuar veprën të cilën dyshohet se e ka kryer dhe më pas mjetet të cilat i ka përdorur për vrasjen e kunatës i ka fshehur.

Arrestimi i saj është bërë pas intervistimit për herë të dytë, ku para hetusve policorë ka rrëfyer ngjarjen në tërësi.

Gruaja e cila u rrah për vdekje mëngjesin e se hënës nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve nga goditjet e forta dhe për pasojë vdiq. Vdekjen e saj e konfirmoi mjeku në vendin e ngjarjes dhe aty nisi të thellohej tragjedia.

Në trupin e të ndjerës ekipi mjekësor gjeti shenja të dhunës, gjë që ngriti dyshimet për rrethanat e vdekjes së saj.

Prokurori i Shtetit u aktizua menjëherë dhe urdhëroi që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ku edhe u zbuluan detajet tronditëse.

Me rastin e riintervistimit, e dyshuara ka pranuar se i ka fshehur mjetet me të cilat e vrau kunatën dhe të njëjtat tashmë janë sekuseteuar për t’u shfrytëzuar kundër të dyshuarës në procedurë.

E njëjta do të hetohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe menjëherë pas përfundimit të procedurave është dërguar në ndalim policor.

Jeta e të ndjerës ka qenë plot vuajtje e mundime që nisën që nga martesa e saj për 15 vjet prej të cilës nuk pati fëmijë, vdekja e bashkëshortit e më pas edhe vdekja e vëllait. Ajo mbeti në duart e kunatës, jo për përkujdesje, por për t’u keqtrajtuar deri në ditën e fundit të jetës së saj.

Tashmë e ndjera, ka jetuar në shtëpinë e vëllait ku dyshohet se ka përjetuar dhunë nga bashkëshortja e tij dhe nipi, ndaj të cilëve javën e kaluar është ngritur aktakuzë për dhunë në familje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit