Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.12.2022, 20:46
Një qytetar i indinjuar ka denoncuar ditën e sotme një vjedhje që sipas tij i është bërë nga operatori telefonik Vodafone.
Sipas qytetarit kompania Vodafone i ka vjedhur GB e internetit pasi në një kohë fare të shkurtër prej vetëm 30 minutash atij i janë harxhuar 10 GB internet.
Qytetari shpreh shqetësimin e tij duke pyetur se si ka mundësi që sasitë e blera të GB të internetit harxhohen kaq shpejt.
Në vijim mesazhi i tij i mbërritur në redaksinë tonë:
Pershendetje JOQ ! Dua te ndaj kete qe me ndodhi sot me rrjetin e Vodafone! Vec te shikoni oraret qe kam shenuar me shigjeten jeshile edhe te behen llogarite, qe si ka mundsi qe kaq GB internet te harxhohen per 30 minuta pothuajse! Kur eshte pika e mengjesit edhe isha rruges per pune! Edhe ju lutem ta postoni kete si nje denocnim si nje vjedhje sepse nuk eshte hera e pare qe ndodh as tek une edhe as tek te tjeret! Ju Faleminderit!
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR