Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur në Brazil. Një burrë është përpjekur të futet nga dritarja e banesës për të përdhunuar një grua.
Daily Mail shkruan se Jacques Freitas, goditi me kokë xhamin e dritares në tentativë për t’u futur brenda.
Pas ngjarjes gruaja ka dalë nga banesa e saj duke vrapuar pishinës, teksa Jacques Freitas ka pësuar prerje të thella dhe rrjedhje gjaku.
Burri është rrëzuar buzë pishinës dhe nga humbja e tepërt e gjakut ai ka ndërruar jetë. Braziliani ishte përdorues droge dhe jetonte prej një viti në këtë zonë.