Ekskluzive/ Stjuardesa 24-vjeçare e AIR ALBANIA që humbi jetën në Londër ishte shqiptare

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.12.2022, 21:33

Paraditen e sotme bazuar në lajmet e mediave angleze raportuam se një vajzë 24-vjeçare me profesion stjuardesë kishte humbur tragjikisht jetën gjatë një udhëtimi me linjën AIR ALBANIA nga Tirana në Londër.

Ngjarja ka ndodhur në datë 21 dhjetor rreth orës 13:00 në aeroportin Stansted të Londrës. Sipas dëshmitarëve që kanë kontaktuar me redaksinë e Joq Albania, stjuardesa ishte shqiptare dhe dyshohet se ka pësuar infarkt.

Një udhëtar i pranishëm deklaron se pyeti koleget stjuardesa të 24-vjeçares të cilat i pohuan se ishte shqiptare.

Ata shprehen se ekipet e emergjencës britanike erdhën shumë shpejt madje edhe një helikopter me të cilin e transportuan në spitalin Princess Alexandra Hospital në Harlow por për fat të keq nuk ishte e mundur të bëhej asgjë.

Nga pamjet e siguruara nga redaksia e Joq Albania shikohet momenti kur ekipet e emergjencës kanë mbërritur pranë avionit.

Ndërkaq mësohet se trupi i të ndjerës nuk ka mbërritur ende në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit